TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat ka thirrur për të marrë në pyetje 15-vjeçarin e dhunuar, të premten tek parku i liqenit.
Zaida Çobo ka bërë kallëzim penal për 5 efektivët që rrahën djalin e saj të mitur.
Në një intervistë për ABC News zonja Çobo ka treguar atë çfarë ka deklaruar përpara specialistëve të SHCBA-së.
“Faktikisht ishin më shumë të interesuar për sjelljen e policëve, normalisht edhe për pjesën psikologjike të fëmijës”, tha ajo.
Nena e adoleshentit tregoi se djali ankohet shpesh për dhimbje koke dhe qafë.
Ndërkohe 15-vjecari vazhdon trajtimin me psikolog, për shkak të traumës që ka kaluar.
Zaida Çobo kërkon drejtësi për dhunën e ushtruar ndaj djalit të saj.
“As nuk diskutohet, edhe frymën e fundit do ta çoj për këtë temë, po të jetë e mundur edhe deri në Hagë do ta çoj”.
Nëna e 15-vjeçari tha se gjatë marrjes në pyetje, pranë djalit gjendej edhe një psikologe e cila, asistonte që pyetjet të ishin me të thjeshta.
Për të bërë kallëzimin penal në shërbimin e çështjeve të brendshme dhe ankesave në ministrinë e brendshme, deklarimet i janë marrë edhe shokut të adoleshentit.
Ngjarja e rëndë u denoncua nga kalimtarë të rastit të cilët, shpërndanë në rrjete sociale videon e dhunimit të 15-vjeçarit nga ana e efektivëve të policisë.
Në video shihet qartë i riu i shtrirë në tokë dhe qe goditet nga efektivet para se te merret me forcë për në komisariat.
15-vjeçari ka rrëfyer më herët për ABC News se është dhunuar edhe gjatë rrugës për në komisariat.