AKTUALITET, 17 Maj 2020, 21:10

Kryemadhi në Bulevard: I kërkoj falje Neritan Liçajt, Edmond Budinës, Naim Frashërit dhe Kadri Roshit sepse...

Kryemadhi në Bulevard: I kërkoj falje Neritan Liçajt, Edmond

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndërsa ndodhet ende në Bulevard në shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, shprehet se ndihet fajtore se ka bërë kompromise për hir të stabilitetit.

Kryemadhi thotë se qëndrimi i saj në Bulevard është për t’u thënë ‘më fal’ aktorëve dhe gjithë atyre që na kanë dhënë krenari dhe dinjitet nëpërmjet asaj skene. Gjithashtu Kryemadhi theksoi se gjatë gjithë natës do të qëndronte në Bulevard.

Qëndrimi im është për ti thënë më fal Edmond Budinës, Robert Budinës, Nertan Liçajt, për ti thënë më fal Naim Frashërit, Kadri Roshit, të gjithë atyre që na kanë dhënë dinjitet dhe krenari. Na kanë dhënë atë të cilën me sa duket e qajmë shumë nëpër rrjetet sociale për të folur mbi shqiptarizmin.

Unë nuk e di sot se çfarë bëhet me kostumet tona etnografike, që kanë veshur gratë dhe burrat 200 vjet më para, kulturën tonë dhe në fakt kam faj se nuk kam kërkuar llogari. Kam faj se kam bërë kompromise, për hir të stabilitetit kam bërë kompromise”, tha Kryemadhi.