AKTUALITET, 17 Maj 2020, 23:16

Atentati në Mamurras, zbardhen emrat e dy të plagosurve

Atentati në Mamurras, zbardhen emrat e dy të plagosurve

Janë plagosur me armë zjarri dy persona në Mamurras të Kurbinit ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur një 21-vjeçar Elton Zyka dhe Klevis Lika 40-vjeç, janë nisur për ndihmë mjekësore në Spitaline Traumes Tiranë.

Në vendin e ngajrjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet.

‘Me datën 17.05.2020 në orën 22.05 në Mamurras Kurbin, në afërsi të Bashkisë Mamurras nga persona të paidentifikuar janë plagosur me armë zjarri shtetasit Klevis Lika dhe Eltion Zyka të moshës 41 dhe 21 vjeç, banues në Mamurras.

Dy të plagosurit janë nisur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumes Tiranë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet’, njofon Policia.