TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktorët e aktivistët që u ngritën në mbrojtje të Teatrit Kombëtar vijojnë protestën, ndërsa disa prej tyre e kanë konsideruar shembjen e godinës si “shenjë e instalimit të diktaturës”.
Në orët e mbrëmjes ata janë mbledhur sërish në Bulevard, ndërsa kanë ndezur qirinj për Teatrin.
Ata kanë lajmëruar sërish vijimin e protestës ditën e nesërme, ku pritet të mblidhen rreth orës 16:30.
Godina e Tetarit Kombëtar u prish këtë të diel pas vendimit të Bashkisë, ndërsa fadromat nisën punën që në orët e para të ditës. Kjo solli protestë dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve e artistëve, ku disa prej tyre u shoqëruan.