AKTUALITET, 24 Shtator 2019, 20:55

Tërmeti i së shtunës, Rita Ora kërkon ndihmë për shqiptarët

Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë të shtunën ka solidarizuar edhe Rita Orën. Këngëtarja kosovare ka postuar një “Instastory” në llogarinë e Instagram ku shkruan:

“Një tërmet ma magnitutë 5.6 ka goditur Shqipërinë, shumë pranë ku kam lindur unë.

Klikoni më poshtë për të ndihmuar UNICEF për fëmijët e prekur nga katastrofa kudo që janë,”. Kujtojmë se Ora është ambasadore e UNICEF, dhe disa muaj më parë vizitoi fëmijët në Kosovë.