AKTUALITET, 16 Janar 2018, 14:00

Ekzekutimi i Ivanoviç, reagojnë Rama dhe Meta

Pas ekzekutimit mëngjesin e sotëm të Liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviç, kanë reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

EDI RAMA

Numri një i Qeverisë, Rama e quan një akt qëllim keq, ndërsa sipas tij, nxit urrejtje dhe tension.

“Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic;akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension. Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”, – ka shkruar Rama.

ILIR META

Edhe presidenti i Republikës, ka shprehur keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës  Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviç.

Presidenti Meta shpreh gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Presidenti Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë .