TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur sot afatet e aplikimit për pozicionet e punës infermier, fizioterapist dhe teknik imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike.
MSH ka bërë të ditur se aplikimet do të mbyllen më 1 shkurt. Sipas ministrisë, nga sot ka vetëm një mundësi punësimi si infermiere qendrat shëndetësore dhe spitalet publike- Portali “Infermierë për Shqipërinë”.
NJOFTIMI I PLOTË
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli sot afatet e aplikimit për pozicionet e punës infermier, fizioterapist dhe teknik imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në platformën ëëë.inferimierepershqiperine.al
Aplikimet do të mbyllen me datë 1 shkurt. Sipas ministrisë, nga sot ka vetëm një mundësi punësimi si infermiere qendrat shëndetësore dhe spitalet publike- Portali “Infermierë për Shqipërinë”. Kjo dritare e re do të ofrojë mundësi punësimi reale sipas një sistemi transparent.
Infermierepershqiperine.al Eshtë porta që i hapet çdo infermieri, kudo në Shqipëri, për të gjetur një vend pune, bazuar në dijet dhe meritat.
Por si do të funksionojë kjo platformë? Cdo i interesuar mund të klikojë
www.infermierepershqiperine.al
Ju nevojiten vetëm 4 hapa për të aplikuar:
– Regjistrohu
– Ngarko dokumentat
– Kërko vendet vakante
– Apliko
Aplikimi kryhet për vendet e lira në bazë qarku. Pra ju mund të aplikoni për të gjitha vendet e lira në qark për pozicionet e punës në qëndra shëndetësore apo në spitale.
Pas aplikimit bëhet vlerësimi i dosjes dhe kandidatët që e kalojnë këtë fazë të parë, njoftohen për testimin me shkrim.
Shpallja e datave të testimit bëhet publike në Platformë dhe kandidatët njoftohen elektronikisht për datën dhe vendin e testimit.
Testimi do të ketë dy pjesë:
– Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve (20 pikë);
– Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve (50 pikë).
Pas testimit, pikët e grumbulluara për secilin aplikant shpallen në Platformë në rubrikën Shpallje dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes në listën e shpallur për cdo QARK.
Në bazë të renditjes së shpallur kush merr më shumë pikë do të ketë mundësinë e zgjedhjes për punësim në shërbimet e kujdesit parësor apo Spitalor./TPZ.AL