AKTUALITET, 16 Janar 2018, 12:56

Pranga fierakut, shpërndante kokainë, i gjendet edhe pistoletë në banesë

Pranga fierakut, shpërndante kokainë, i gjendet edhe pistoletë

Një 33-vjeçar, pas dy muajsh hetime është vënë në prangat e policisë Fier, e cila ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “White”.

Mario Beqirit, gjatë kontrollit i është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë.

Policia ka bërë të ditur se në shtëpinë e 33-vjeçarit, banues në Lushnje i është gjetur një sasi tjetër rreth 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistoletë e markës ECOL Special, një krëhër, tre fishekë, një thikë, 110 Euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës “Audi A3” .

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje i armëve të ftohta”