AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 15:02

E ka ves, Balla “kapet mat” duke marrë kartën e votimit të opozitës

E ka ves, Balla “kapet mat” duke marrë kartën e votimit

Në kohën e nisjes së procesit të votimit në Kuvendin e Shqipërisë, shoqëruar sot me tensione të shumta, tymuese dhe përplasje të forta, deputeti i PS, Taulant Balla është “kapur mat”

Ai është kapur teksa rrëmben një kartë votimi në një nga vendet e deputetëve të opozitës.

Në foton e publikuar, Taulant Balla është fiksuar teksa merr një karte për të votuar. Kujtojmë se para votimit, Balla iu drejtua kryeparlamentarit Ruci, duke i thënë “Kryetar me kane vjedhur karten!”

Ndërkohë që kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, e pyetur pas seancës pikërisht për ketë gjë nga mediat, deklaro: “Balla u ka vjedhur shqiptareve jetën, jo me një kartë”.