TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Maksim Haxhia ka dorëzuar ditën e sotme kërkesën për apelim kundër vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që i bllokoi pasaportën ish-ministrit Saimir Tahiri.
Në datë 9 dhjetor, shkalla e parë e gjykimit pranoi kërkesën e prokurorisë për të caktuar si masë shtrënguese kundër Saimir Tahirit “detyrimin një herë në javë për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” si dhe bllokimin e pasaportës me qëllim ndalimin e lëvizjeve jashtë vendit.
Të menjëhershme ishin reagimet. Në seancën për njohjen me masat shtrënguese, Tahiri nuk ka dhënë shpjegime të shumta, ndërsa është shprehur se do të jetë në dispozicion të akuzës.
Ndaj tij rëndojnë akuza e “korrupsionit pasiv dhe aktiv” dhe ajo e bashkëpunimit me grupin Habilaj për trafikun e drogës.
Haxhia kërkon nga apeli i krimeve të rënda, shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë.
TPZ.AL