AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 13:53

Rama: Zgjedhja e kryeprokurorit, legjitime dhe kushtetuese, e tha edhe BE me SHBA-në

Rama: Zgjedhja e kryeprokurorit, legjitime dhe kushtetuese, e tha edhe BE me

Kryeministri Edi Rama, u shfaq në një konferencë shtypi nga Kryeministria, pas zgjedhjes së kryeprokurorit të Përgjithshëm, me votat e mazhorancës. Rama e ka quajtur protestën e opozitës, si një tentativë për të bllokuar reformën në drejtësi.  Kryeministri u shpreh se zgjedhja e kryeprokurorit ishte një veprim legjitim dhe kushtetues, sepse kështu kanë thënë edhe ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT.

"Kërkoj ndjëse gjithë shqiptarëve por edhe partnerëve ndërkombëtarë për shfaqjen e dëshpëruar për bllokimin e reformës në drejtësi. Shfaqjen e dha opozita, por faturën e merr gjithë Shqipëria, e cila është më afër se kurrë çeljes së negociatave me BE-në dhe nuk e meriton baltën dhe tymin e kësaj opozite që udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi. Bëra sa munda për të çelur dialogun me opozitën. As kërkesave të SHBA-se dhe BE-së nuk mjaftuarn për ta sjellë opozitën në tryezën e dialogu.

Zgjedhja e kryeprokurores me vetëm votat tona, ishte një zgjedhje legjitime dhe kushtetuesve. Kjo ishte e konfirmuar edhe nga BE dhe SHBA, të cilat asistojnë që prej ditës së parë procesin e reformën në drejtësi."

Kryeministri  falenderoi Adriatik Llallën për shërbimin e tij në krye të organit të akuzës.

"Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është i pari që largohet nga detyra pa asnjë konflikt me mazhorancën. Falenderoj Adriatik Llallën për punën e tij. Ai hetoi edhe drejtues të PS-së në nivel qëndror e vendor dhe nuk u sulmua kurrë nga qeveria që unë drejtoj."

Ndryshe nga ky perceptim që ka kryeministri Rama, për Llallën, se ai ka hetuar zyrtarë të lartë, qytetarëve do t'u mbeten në kujtesë deklaratat e Lallës, se arrestimet e bujshme do të vinin çdo vjeshtë por nuk erdhën kurrë.

/TPZ.AL/