TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Vendimi unamim i opozitës është nisja e një vale protestash popullore, nisja për pergatitjen e një protestë të madhe popullore në javën e pare të janarit dhe një valë protestash, ndërkohë që me parlamentin ilegjitim do të marrim të gjitha vendimet në interes të shqiptarëve”.
Kështu deklaroi kreu i PD-se, Lulzim Basha, në krah të kryetares së LSi-së, Monika Kryemadhit dhe kreut të PR-se, Fatmir Mediut, pas mbylljes se mbledhjes urgjente në selinë e Partisë Demokratike.
‘Opozita tregoi se nuk do të lejojë parlamentarizëm fasadë. Vendimi unanimështë nisja e një vale protestash popullore për të ndalur çmendurinë e narko-kryeministrit që është edhe kryeprokuror”- tha Basha.
I pyetur nga gazetarët, për skendarin e djegies së mandatit, të paralajmëruar nga ish kryeministri Berisha, Basha tha: "Për parlamentin ilegjitim do të marrim vendimin më të mirë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
/TPZ.AL/