TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portali onlinë “The Sun”, këtë herë ka përqendruar vëmendjen ke mënyra e jetesës, që bëjnë fëmijët e të pasurve shqiptarë. Sipas saj “Fëmijët e të pasurve shqiptarë, vijojnë të tërheqin vëmendjen, përmes fotografive, që tregojnë se po bëjnë një jetë luksi. Ata shfaqen me thasë parash pranë, teksa flejnë mbi dyshekët e mbuluar me para dhe madje paraqiten dhe me armë”, shkruan “The Sun”.
Por në zhvillim të lajmit, portali sqaron se është një kompani në Rusi që lejon njerëzit të marrin me qera një avion privat vetëm për 185 dollarë. Studioja private, me vendodhje në Moskë, i lejon njerëzit të marrin avionin dhe të shëtisin brenda tij përgjatë dy orëve. Brenda këtij minutazhi, njerëzit mund të rezervojnë një fotograf profesionist, por me pagesë shtesë. Brenda në avion, mund të gjesh një ekip që mund të kujdeset për look0un tuaj, në mënyrë që ju të dukeni si një pasagjer i klasit të parë. Kompaninë mund ta gjejmë në Instagram, e cila përmban fotografi të njerëzve që "flenë" në avionë dhe shikojnë në pamjen e bukur në horizont.
Të gjitha këto tregojnë se sa e lehtë është për fëmijët e pasur, që vetëm për 185 dollarë, ata arrijnë të bëjnë të besueshëm jetesën prej një milioneri. Kjo ndihmon për të bërë jetën të duket më joshëse në mediat sociale.
