TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stephanie Davis prej disa muajsh, po përgatitet për jetën si një nënë e vetme, për foshnjën Caben-Albi, para se të pranoje përsëri të dashurin e saj Jeremy McConnell. Kjo marrëdhënie, përfundoi para disa muajsh në lëndime, pasi ai e sulmoi me dhunë në mars të vitit 2017 dhe për sulmin, u dënua në muajin gusht.
McConnell i është komunikuar të qëndrojë larg saj sipas kushteve të një urdhri kufizues trevjeçar, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të bëjë një lëvizje me shumë gra të tjera, ndërkohë që ai kryen ndëshkimin e shërbimit të tij në komunitet.
Ndërsa Jeremy publikon foto me gra të tjera, Steph në anën tjetër shfaqet me disa burra të ndryshëm imagjinarë. Në të njëjtën kohë, pavarësisht spekulimeve dhe thashethemeve, sipas saj, nuk qëndron asnjë e vërtetë, sepse vëmendja e saj duhet të përqendrohet në të qenit një nënë e mirë dhe më vonë ndoshta për të krijuar një marrëdhënie.
Por ndryshe na ç’thotë Steph, portali Online “Mirror”, rendit disa nga burrat me të cilët ajo mund të ketë qenë e lidhur ose së paku mund të ketë flirtuar.
Thashethemet nuk e lenë rehat për lidhjen e saj me yllin Ricky Rayment, në mes të shtatorit 2017, duke qenë se ata komentonin ke fotot e njëri - tjetrit me emojs në formë zemre. Për këtë Ricky tha se është vetëm një kënaqësi e padëmshme. Ai nuk donte të kishte ndonjë gjë serioze.
Spekulime të tjera lindën për një marrëdhënie mes Stephanie dhe Daniel Doyle. Kjo marrëdhënie u konsiderua nga ndjekësit, si një hakmarrje për Jeremy dhe gruan që ishte mes tyre.
Gjithashtu spekulime të tjera linden për një flirtimin mes saj dhe ish-yllin Josh, ku sipas saj marrëdhënia e tyre ishte vetëm pak argëtim, sepse ata janë shumë miq të ngushtë.
Pak para se të hynte në shtëpinë e famshëm të Big Brother në janar të vitit 2016, Stephi foli rreth romancës së saj me Zaynin, duke thënë se “ishin vite më parë bashkë, nuk e di pse njerëzit ende shqetësohen. Marrëdhënia zgjati 5 muaj, Zejni është djalë i mirë dhe unë e di se ai nuk ka një fjalë të keqe për të thënë për mua”.
Por shoku i Stephit tha se kjo ishte thjesht një tjetër flirtim imagjinar i saj, sepse Zayn kurrë nuk konfirmoi marrëdhënien që Stephanie foli për të. sipas tij, çdo marrëdhënie që ajo ka pasur ndonjëherë, e kanë parë gjithë bota dhe marrëdhëniet e spekuluara nuk ekzistojnë, janë thjesht spekulime. tpz.al