LIFESTYLE, 20 Tetor 2017, 15:00

Lori Hoxha zbulon se çfarë ka dashur gjithmonë!

Ditën e enjte, aksionerja e “Top Medias”, Lori Hoxha, festoi Ditëlindjen e saj të 24-t, në një festë gjigande , që nisi që para mesnate, mbrëmjen e së mërkures.

Imazhet e festës, Hoxha i ka publikuar vetëm ditën e sotme në instagram, duke zbuluar disa prej mometeve më të bukura. Në festën e shumë përfolur, tema ishte “Ngjyra e Artë”, referuar ditëlindjes “24 karatëshe” të Lorit dhe midis fotove të shumta, Hoxha ka veçuar njërën ku ajo shihet në tapetin e kuq, teksa futej në ambjentet e lokalit.

“Gjithmonë kam dashur një foto të tillë”, - shkruan Lori, në përshkrimin e fotos, ku ajo duket si një yll kinemaje në tapetin e kuq. xing.al

[video width="640" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/24.mp4"][/video]