TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, bëri të ditur se një i ri humbur jetën në garazhin e stadiumit në ndërtim ‘Arena Kombëtare’ por, sipas tij, lajmi është fshehur nga policia.
Postimi i plotë i Berishës
‘Monstra qe fshehin dhe vdekjen!
Nje tjeter punetor, baba i dy femijeve humbet jeten sot ne garazhet e stadiumit.
Ne nje qendrim kriminal edhe ky krim tentohet te fshihet.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
doktor pershendetje,nje djal i ri ka ren ne garazhet e stadiumit te ri Arena kombetare dhe per fat te keq vdiq.
te lutem interesohu se familjes do i fshehin te verteten per masat e siguris brenda kantierit. te lutem anonim.
Na nxoren jasht stadiumit kur ndodhi fatkeqesia dhe u pezullua puna doktor.
Per me teper informacion mund tju japin te spitali i traumes
Dhe deri me tani e mbajn te fsheht lajmin
Por te lutem anonim pasi jam punonjes aty
Ngjarja ka ndodhur ne oren 13:00,viktima ishte me origjin nga Puka u degjua, por nuk kam informacion me teper per arsye sepse na nxoren nga stadiumi te gjithve me detyrim.dhe nuk esht i vetmi rast. Por sot ndodhi fatkeqesia qe vdiq babai i dy femijve na nxoren nga stadiumi me detyrim per te fshehur ngjarjen e rend dhe masat e siguris qe nuk ishin ne masen e duhur’, shkruan denoncuesi në profilin e ish-kryeministrit.