AKTUALITET, 30 Mars 2019, 21:23

“Policia, si agjenci funerale”, vrasja në Shkodër, ish-shefi i Shtabit të FA: Qytetarët në panik e pa shpresë

“Policia, si agjenci funerale”, vrasja në Shkodër,

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar pas vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme.

Në një postim në facebook, ish-deputeti i PD-së, shkruan se, sipas tij policia është shëndrruar në një agjenci funerale që vetëm vendos shenja vend ngjarjesh , dhe nuk ndjek autorët.

Ai shton më tej se kudo në vend ka vetëm krim, vrasje e tritol, ndërsa thotë se qytetarët janë të pasigurt.

Postimi i plotë:

Policia e kapterr Lleshit ,si agjenci funerale !

Mëngjesi zbardh me tritol , darka ngryset nën breshëritë e kallashit…!

Ku po shkon Shqipëria ?!

Ku është policia ?

Cili është roli i policisë ?

A duhet që policia të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve ?

A duhet që policia të parandalojë ngjarjet kriminale apo të qëndrojë si “notere” e mafias dhe vrasësve me pagesë… !

Sot policia e kapterr Lleshit është kthyer në agjenci funerale , që vetëm vendos shenja vend ngjarjesh , dhe nuk ndjek autorët.

Vetëm në 7 muaj janë 11 viktima dhe asnjë autor prapa hekurave , atëherë policia , në mos qoftë e përdorur nga mafia dhe grupet kriminale , është totalisht e pa aftë .

Vlora në duart e krimit dhe të bandave të drogës , Fieri në duart e bandave të drogës , Elbasani nën tutelën e bandave të krimit të organizuar dhe narkotrafikantëve të lidhur me Qazimin, në Tiranë vrasje mafioze si në Palermo, droga të forta dhe njerëz të lidhur me qeverinë , Durrësi nën këmbët e bandës së Gjushit e Niçes , Kruja nën tutelën e bandave më të rrezikshme të Ballkanit të lidhura me pushtetin, Lezha e Shkodra si në ËILD ËEST , Bulqiza nën dhunën e bandave të kromit , Dibra në ditët më të zeza, ku drejtojnë rrugaçët , zyrat janë mbushur injorantë nën urdhrat e krimit të organizuar.

Kudo krim , vrasje , tritol , terror , pasiguri … !

Qytetarët në panik , dhe pa asnjë shpresë .

Policia si agjenci funerale , arreston protestues ndërsa kriminelët dhe autorët e vrasjeve gjezdisin lokeleve luksoze të Tiranës .

Kjo është narko/policia e kapterr Lleshit , në shërbim të kupolës kriminale të qeverisë së Rilindjes .

Qeveria e ardhur nga krimi me votat e krimit , pjell vetëm krim !