AKTUALITET, 22 Tetor 2018, 16:03

Iu arrestua vëllai për trafik kokaine dhe armëmbajtje pa leje, jep dorëheqjen drejtori i Patentave, Arben Isaraj

Ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, pak orë pas arrestimit të vëllait të tij, Altin Isaraj, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Altin Isaraj u arrestua mbrëmjen e kaluar në kuadër të megaoperacionit të FNSH dhe RENEA në të gjithë vendin.

Vëllai i drejtorit të Patentave u la në masën arrest me burg nga Gjykata pasi akuzohet si pjesë e grupeve kriminale të trafikut të kokainës. Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua edhe një armë tip pistoletë të cilën e posedonte pa leje.

 

Lexo edhe 

http://www.tpz.al/2018/10/22/lihet-ne-burg-altin-isaraj-vellai-i-drejtorit-te-transportit-rrugor-arben-isaraj/