TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Lëvizja për Universitetin” publikon pamjet e flimuara me celular në sallë, ku shihen 3 bodyguard-ët e Ramës që nxjerrin zvarrë studenten përjashta.Gjithçka ndodhi kur Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot nxënësit e ekselencës duke iu premtuar atyre bursa nëse zgjedhin degët e mësuesisë. “1000 USD në vit do të marrin ata që nisin fakultetin në një nga degët e mësuesisë”, tha ai, ndërsa theksoi se deri më tani për degët si Gjuhë-Letersia, etj kanë shkuar studentë të dobët. Në këtë moment flet një vajzë nga salla e cila duket se është e revoltuar me Ramën. Nuk kuptohet mire se çfarë thotë, por duket se Rama është i shqetësuar për këtë incident. Ndërsa vetë Rama hakmerret duke i thënë “ngelëse” vajzës që u përpoq ti prishë fjalimin.
Statusi në facebook i Lëvizjes për Universitetin
Në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët, ku u përsëritën si zakonisht gënjeshtrat e ulëta në lidhje me arsimin e lartë, një grup prej aktivistëve tanë shpalosën banderolën: “Boll i zhvatët studentët”.
Për fat të keq, banderola u shqye nga rinia partiake ndërsa aktivistët u nxorën me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik. Një student u shoqërua në komisariatin nr. 3 për t’ia fshirë filmimet jashtë çdo norme ligjore.
Ne u bëjmë thirrje studentëve dhe drejtuesve të universitetit publik të mos i nënshtrohen shantazhit të qeverisë por të gjejnë guximin për të reaguar kundër zhvatjes dhe për t’u bashkuar në rrugë këtë vjeshtë, kundër tarifave dhe për demokraci në universitet.