AKTUALITET, 22 Tetor 2018, 16:08

Brenda kampit të Muxhahedinëve në Shqipëri, ambientet gjigande me kalçeto dhe dentist

Pranimi i Muxhahedinëve në Shqipëri dhe vendosja e tyre në kapin e ndërtuar në Manzë të Durrësit, është shoqëruar me hije misteri dhe për shkak të masave të larta të sigurisë.

Ambientet ku janë akomoduar si dhe numrin real të përfaqësuesve të MEK, që jetojnë në Shqipëri është mbajtur gjithmonë sekret.

Një vizitë e delegacionit të lartë nga Parlamenti Federal Gjerman, është bërë shkaku i publikimit për herë të parë të ambienteve të brendshme të kampit ku jetojnë Muxhahedinët në Shqipëri.

Në zonën Manzës së Durrësit, Muxhahedinët kanë ndërtuar një qyteze më vete, ku kanë brenda të gjitha shërbimet.

Nga fotot vihet re se Muxhahedinët kanë ndërtuar një kompleks, për kalçeto, salla interneti, mobilieri.

Po ashtu brenda kampit ka dentist, salla për të marrë mjekime si dhe salla gjigande konferencash. Qeveria shqiptare nuk ka publikuar të dhëna të sakta për numrin e Muxhahedinëve që jetojnë në Shqipëri, por sipas INSTAT në një raport të publikuar në vitin 2016, numri i tyre arrin rreth 4 mijë.