TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ylli i sportit tё kriketit dhe sё fundmi politikan, Imran Khan pretendon fitoren nё zgjedhjet nё Pakistan mes akuzave pёr mashtrim me votat nga kundёrshtarёt.
Nё njё transmetim televiziv ai tha: “Ne ishim tё suksesshёm dhe na u dha mandati.”
Kundёrshtarёt u indinjuan kur rezultatet e para filluan tё dilnin duke thёnё se votimi ishte manipuluar. Khan ofori tё hetohen gjithё ankesat pёr manipulim.
Ai tha gjithashtu se dёshiron marrёdhёnie “pёrfitimi reciprok” me SHBA dhe paqe nё Afganistan.
Partia PTI e Kahn pritet qё tё mos arrijё tё marrё shumicёn dhe tё kёrkojё partnerё pёr koalicion.
Pёrse ky votim ka rёndёsi?
Kёto zgjedhje konsiderohen si zgjedhjet e dyta demokratike gjatё tranzicionit 71-vjecar tё Pakistanit. Deri atёherё vendi udhёhiqej prej ushtrisё.
Nё votim dhe fushata pati raste dhune. Tё mёrkurёn, 31 njerёz u vranё pranё njё qёndre votimi nё Quetta, kryeqytet i provincёs jugperёndimore tё Baluchistanit. I ashtuquajturi Shteti Islamik mori pёrgjegjёsinё e sulmeve.
Khan ka premtuar “Shtet Islamik tё mirёqёnies” dhe ka ndjekur njё fushatё populiste duke sulmuar elitёn politike qё ka ndaluar zhvillimin e vendit prej 208 milion njerёzish me shumicё muslimane.
Por, nёse partia e tij vonon formimin e qeverisё, kjo mund ta dёmtojё ekonominё e vendit qё po pёrballet me njё krizё tё monedhёs dhe pritet tё detyrohet tё kёrkojё ndihmёn e FMN pёr hua.
/TPZ.AL/