AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 21:34

Ish Ministri i Mjedisit: Ja pse zgjodhëm inceneratorët dhe jo landfillet

Ish Ministri i Mjedisit: Ja pse zgjodhëm inceneratorët dhe jo

Ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, shpjegoi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se përse qeveria zgjodhi ndërtimin e inceneratorëve dhe jo të landfilleve.

Lefter Koka: U ndodhëm përballë këtyre situatave pasi kosto e ndërtimit të një landdfilli kushton 25 milion euro ku jetëgjatësia është 10 vjet, dhe ka kosto shumë të lartë. Në fund të 20 viteve ne arrinim investimin me kosto prej 50 milion euro. Dhe prandaj morrëm vendimin për të ndërtuar inceneratorët. Investimi i Elbasanit është i përfunduar ku vlera është 20 milion euro. Incernatori i Elbasanit prodhon energji elektrike. Jetgjatësia është 80 vjet, dhe qyetarët nuk paguajnë asgjë.

Rakipi: Përse kaluat në hallkën e fundit, pra tek djegia?

Lefter Koka:  Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve është miratur që në vitin 2011, ku reduktimi është baza që përbën riciklimin, por jo çdo mbetje mund të riciklohet. Landifllili është më i mirë se një fushë e hapur. Në çdo 10 vjet duhet të ndryshosh landfillin dhe ka kosoto të madhe.

/TPZ.AL/