TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambjentalisti Lavdosh Ferruni, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, shprehet se inceneratorët në Shqipëri, janë një aferë e pastër korruptive, pasi në vendet e BE, vetëm 1.2 e mbetjeve digjen.
“Unë mendoj që është një aferë korruptive, sepse kjo përmbysje e hierarkisë e menaxhimit të mbetjeve, ku do të jap një shifër nga BE. Incenerimi përfshin 1.2 % nga mbetjet e EUROSTAT, dhe 4.6 % është për prodhim energjie.” – u shpreh ambjentalisti, Lavdosh Ferruni.
Ndërkohë për eksertin e mjedisit, Klodian Aliu, krijimi i inceneratorëve është me interes, pasi do të ulë deri në 70% nivelin e ndotjes.