AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 20:06

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës vijon, kësaj radhe për tek Drejtoria e Policisë

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës vijon, kësaj radhe për

Pas kat♪r orësh protestë, të rinjtë e revoltuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha do të vijojnë për tek Drejtoria e Policisë.

Deri më tani është protestuar dy herë tek Ministria e Brendshme, tek kryeministri, Bashkia e Tiranës apo Sheshi Skënderbej, ku disa policë e protestues kanë mbetur të plagosur si dhe dy pemë të Vitit të Ri janë djegur.

Duket se protesta do të vijojë pikërisht tek Drejtoria e Policisë, ndaj të cilës protestuesit kanë kontestime të shumta pasi një polic ishte ai që vrau Klodian Rashën dhe që ka sjellë gjithë këtë revoltë.