AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 18:29

Tensionohet situata para kryeministrisë, përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë

Pas tensioneve dhe rrëzimit të bredhit tek kryeministria janë shtuar edhe forcat e Policisë. Uniformat blu kanë krijuar një gardh mes tyre para godinës duke mos lejuar protestuesit të afrohen.

Këta të fundit i qëllojnë me sende të forta, shpesh herë edhe me dekorimet e pemës së Vitit të Ri të cilën e kanë rrëzuar. Në disa raste ka pasur edhe konfrontim mes palëve pasi protestuesit kanë tentuar të thyejë kordonin e krijuar.

Tashmë prej orësh protesta vijon nga Ministria e Brendshme në fillim tek kryeministria për vrasjen e djeshme të Klodian Rashës nga një efektiv policie.