TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestuesit e revoltuar kanë tentuar të hyjnë në godinën e Kryeministrisë, çka ka bërë që forcat speciale të policisë, të pajisur me mjete mbrojtëse, të rrethojnë menjëherë godinën.
Ata kanë larguar protestuesit nga shkallët poshtë zyrës së Edi Ramës, ndërkohë që protesta ka vijuar dhe protestuesit bëjnë thirrje për drejtësi dhe dorëheqje të Sandër Lleshajt, pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha.
Protestuesit i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjeve, poshtë zyrës së Edi Ramës dhe më pas e kanë rrëzuar pemën.
Kujtojmë se Kryeministri Rama, gjendet prej ditësh në SHBA, ku ka deklaruar se po kërkon vaksinën. Ai nuk ka bërë asnjë prononcim për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Tiranë, por është pikasur nëpër dyqane dhe rrugët e Manhatanit në New York.
Protestuesit fillimisht protestuan në Ministrinë e Brendshme, ku pati edhe përplasje mes tyre dhe policisë dhe më pas u zhvendosën përballë Kryeministrisë
