AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 19:28

“Kë po mbron”/ Me lot në sy shoku i Klodianit i drejtohet policit: Në vend të tij mund të ishte nipi yt…

Në protestën e sotme kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rashës të pranishëm kanë qenë dhe shokët e tij. Ata kanë kërkuar drejtësi për shokun sakaq njëroi prej tyre me lot në sy i është drejtuar efektivit të policisë duke i thënë se në vend të Klodianit, mund të kishte qenë dhe nipi i tij që kthehej në shtëpi.

“Mund të ishte nipi yt që kthehet në shtëpi, kë po mbron?”, shprehet shoku i viktimës.

Qytetarët në protestë! Qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur para Ministrisë së Brendhsme dhe kërkojnë dorëheqjen e Ministri Sandër Lleshaj, dy ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Gjithçka ka nisur në orën 16:00 dhe prej orësh, të rinjtë vijojnë të ulërasin e të kërkojnë drejtësi për të riun që u vra. Po ashtu protesta po zhvillohen edhe në Durrës dhe në Gjirokastër.