TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për takimin që zhvilloi sot paradite kryeministri Edi Rama me studentët e Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se është çudi që edhe në qytetin e Vlorës ku u zgjodh kryeministri si deputet ka pakënaqësi.
“Çudi! Në Vlorë, ku u votua vetë Kryeministri, paska pakënaqësi! Ta ketë kurdisur opozita edhe këtë?! Apo kazani?!”, shkruan Manjani.
Përballja e shefit të qeverisë me studentët u karakterizua nga debate të ashpra, ku studentët nuk ngurruan të sulmojnë qeverisjen dhe aktorët politikë.