AKTUALITET, 12 Dhjetor 2018, 21:02

“Ironi me protestuesit e Kukësit”, kryebashkiaku i kthehet Ramës

Kryeministri Edi Rama ironizoi protestat e zhvilluar në rang vendi, ku për disa minuta u bllokua qarkullimi i automjeteve, ai i quajti protestuesit si punonjës të Bashkive të djathta.

Ndër Bashkitë e përmendura nga Kryeministri ishte edhe ajo e Kukësit, e për këtë ka reaguar edhe kryebashkiaku Bashkim Shehu.

Me anë të një deklarate për mediat, ai thekson se Rama po përpiqet të “sfumojë me çdo kusht protestën e studentëve”.

Më tej ai i përvishet Kryeministrit, ndërsa numëron sipas tij, padrejtësitë e qeverisë, sidomos ato ndaj qytetarëve të Kukësit.

“Kukësi nuk ka tashmë studentë, sepse ju zt. Kryeministër e mbyllët Filialin e UT-së, duke detyruar qindra të rinj të braktisin auditorët nga pamundësia ekonomike e të ikin jashtë vendit.

Populli i Kukësit e ka dhuratë aeroportin dhe ju e gënjeni çdo ditë që do të hapet. Zoti Kryeministër merr shembull nga Bashkia e Kukësit, që megjithëse e varfër në maksimum, ka 3 vite që e trajton me bursë 100% të studentëve aplikonte të Kukësit”, thuhet në reagimin e kryabashkiakut.

Reagimi i plotë: