AKTUALITET, 12 Dhjetor 2018, 20:55

Ngritja e KLP dhe KLGJ, OSBE ‘dyshuese’: Do të quhet e përfunduar vetëm kur të ndihet nga qytetarët

Ngritja e KLP dhe KLGJ, OSBE ‘dyshuese’: Do të quhet e

Prej dy ditësh janë zhvilluar zgjedhjet për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku edhe janë mësuar emrat fitues.

Pas krijimit të KLP-së dhe KLGJ-së, ka reaguar edhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se e mirëpret ngritjen e tyre, por do e quajë të mbaruar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin.

“Mirëpresim ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor – dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin”, – shkruhet në reagimin e OSBE.