TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Procedimi penal i Profesor Edmon Tupes, pasi doli në protestën e studentëve për t’i mbështetur, ka ngjallur shumë reagime.
Ndër to kanë qenë edhe nga radhët politike, ku së fundmi ka reaguar edhe deputetja e PD, Grida Duma.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Duma ndër të tjera shprehet se figurimi i emrit të tij në listën e të proceduarve, është një medalje më shumë për të.
“Tupja kishte shkruar që “duhet bërë e pamundura”, e pamundura e vërtetë është që Tupja të preket, edhe më e pamundur është që të preket figura e tij nga proçedimet. Ai është rasti që edhe e keqja i shërben për mirë”, shkruan Duma.
Postimi i plotë:
Edmond Tupja,
Profesor i Universitetit të Tiranës prej 44 vjetësh. Shqipëruesi brilant i Sartrit, Prust, Delerm. Përkthyesi që i dha lexim e dëgjim në botën frankofone shkrimtarëve shqiptarë Kadare, Kongoli, Çapaliku.
Babai i një djali autik që shkroi për këtë fat e rëndesë në shpirt me forcën gjeniale të një njeriu që edhe dhimbjen e jeton pikërisht në sërën e tij me standardin e një shpirti të madh, duke ndihmuar me mijëra prindër të gjejnë kuptim në këtë beteje që zgjat gjithë jetën.
Një publicist që kritikon me sofistikimin e satirës për ta bërë dramën shqiptare jo thjeshtë te durueshme por edhe të kalueshme dhe të riparueshme.