TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këto ditë në media janë paraqitur disa denoncime të kërkimeve shkencore, veçanërisht nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.
Muka, pasi denoncoi për plagjiaturë një artikull të zv.ministrit të arsimit Ervin Demos, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas kësaj, vazhdoi me denoncime për Ogerta Manastirliun, Mimi Kodhelin e së fundmi dhe për doktoreshën e shkencave në ekonomi, Monika Kryemadhin.
Për ta sqaruar më mirë se kur një punim shkencor konsiderohet plagjiaturë, na vjen në ndihmë kërkuesja shkencore, gjithashtu pedagogja e Technische Universität München (TUM), Gresa Latifi.
Ja si e përkufizon Gresa Latifi termin plagjiaturë, duke na treguar rastet kur kemi të bëjmë me këtë shkelje:
Plagjiatura cilësohet si një mashtrim, që kërkuesi shkencor i bën vetes dhe të tjerëve në lidhje me origjinalitetin e informacionit dhe dijes, përkatësisht kur pikëpamjet, mendimet, gjetjet e të tjerëve dikush i paraqet si të vetat.
Pra, marrja e meritave të dikujt tjetër, për atë që ai ka shkruar dhe raportuar, pa ia atribuar këto merita kërkuesit shkencor të punimit origjinal, quhet plagjiaturë.
Mendimet, informacioni i marrë nga dikush tjetër për një çështje ose fenomen mund të përdoret, por duhet të citohet, duhet të tregohet se kush e ka rrëfyer/shpjeguar ose raportuar atë fenomen para se të vinte ty në duar.
Pavarësisht nëse bëhet “padashje” ose me qëllim, plagjiatura është një krim i rëndë akademik, që i zhvesh meritat dikujt, në mënyrë joetike.
Për ta zbërthyer më në hollësi si term, plagjiatura mund të jetë:
1.E drejtëpërdrejtë, huazim fjalë për fjalë.
2.E tërthortë, kur autori përdor fjalë zëvendësuese, për të ilustruar të njëjtin informacion/ gjetje/ pikëpamje të marrë nga dikush tjetër, pa e atribuar dhe pa i dhënë kreditet burimit të caktuar.
Shembuj ilustrues:
Stam et al. (2018) konkludon se kontinenti i Evropës ende nuk ka krijuar infrastrukturë institucionale adekuate për tërheqjen e investimeve profesionale.
Një autor tjetër bën:
Plagjiaturë direkte: “Kontinenti i Evropës ende nuk ka krijuar infrastrukturë institucionale adekuate për tërheqjen e investimeve profesionale”, duke mos iu referuar burimit të informacionit (në këtë rast Stam et al. 2018)
2.Plagjiaturë e tërthortë (e njohur si mozaik): “Në Evropë ende nuk është krijuar një ambient i përshtatshëm institucional për të rritur numrin e investimeve profesionale”. Në këtë rast autori (ai që bën plagjiaturë), luan me fjalë të tjera për të dhënë një informacion të riprodhuar më parë, duke mos cituar autorin e këtij informacioni.
Nuk do të kishte plagjiaturë në këtë rast:
Sipas, Stam et al. (2018), Evropës si kontinent nuk do t’i mungonin investimet profesionale në rastin kur ajo (Evropa), do të kishtë funksionizuar një kornizë institucionale përkrahëse për to./Lapsi.al