AKTUALITET, 12 Dhjetor 2018, 19:36

Shkëlzen Berisha: Rama ndjek penalisht profesor Tupen për protestën, por askënd për vjedhjen 30 mln euro

Procedimi penal i profesorit Edmond Tupe, se u bë pjesë e protestës së studentëve, ka sjellë reagime të mëdha.

E mes këtyre reagimeve vjen edhe ai i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se Rama ndjek penalisht Tupen, dhe askënd për vjedhjen e 30 milionë eurove si në rastin e skandalit me kompaninë DH Albania, e cila akuzohet se ka fituar tenderin prej 18 mln euro me firmë të falsifikuar për Unazën dhe 11 mln euro nga OST.