AKTUALITET, 12 Dhjetor 2018, 18:47

“Studentët vuajnë për t’u ushqyer”, zonja prek me gjestin

Studentët të bindur në kauzën e tyre, pavarësisht të ftohtit vazhdojnë të protestojnë edhe tani para Kryeministrisë.

Ndërkohë, që një nga protestuesit rrëfen me megafon vuajtjet e studentëve gjatë periudhës së studimeve dhe sakrificave që bëjnë për t’u ushqyer, një zonjë i shpërndan ushqime të rinjve të mbledhur para Kryeministrisë, duke prekur me gjestin e saj.

“Ajo që na ka mbledhur është kauza. Kur arrijnë në universitete, nuk japin dot maksimumin se e japin për t’u ushqyer, jo për të studiuar.

Në Kosovë është 25 euro semestri, një student në qoftë se nuk punon ose nëse familja e tij, nuk ka të ardhura mbi mesataren detyrohet të punojë”, tha një nga protestuesit, ndërkohë që qytetarja po u shpërndante ushqime./BW/