TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Profesori Edmond Tupja deklaroi në studion e Top Talk se dialogu që kërkon kryeministri Edi Rama me studentët protestues është i rrezikshëm.
“Duhet të kesh një ndërgjegje sociale shumë të madhe dhe vigjilencë të mprehtë për të nuhatur kurthin. Po të shkojnë te kryeministri studentët, mund të impresionohen ose intimidohen. Rama ka staturë dhe gojën e përdor mirë.
Këtë gjë e kanë nuhatur instinktivisht studentët dhe prandaj nuk pranojnë dialog me të”, shpjegon Edmond Tupja.
Profesori uroi “që protesta të përhapet dhe të ketë sa më shumë njerëz që mbështesin studentët” dhe theksoi se nuk i besoj Ramës “kur thotë që është i gatshëm të plotësojë kërkesat e studentëve”.