AKTUALITET, 3 Shkurt 2019, 09:26

Itali, tentoi të vidhte makinën, “skifteri” shqiptar përleshet me policinë

Itali, tentoi të vidhte makinën, “skifteri” shqiptar

Arrestohet një tjetër shqiptar në Itali. Mediat vendase raportojnë se karabinierët në Aprilia gjatë natës teksa patrullonin në rrugën Artemisio kanë arrestuar një shqiptar që tentonte të grabiste një automjet të parkuar.

Bëhet fjalë për shtetasin Besnik G, 37 vjeç, me kombësi shqiptare dhe pa strehim në Itali.

Shqiptari është pikasur rreth orës 3:30 teksa tentonte të hapte një makinë të parkuar me kaçavidë. Policia thotë se shqiptari bëri rezistencë dhe u përlesh me efektivët, por pavarësisht kësaj ata mundën ta arrestojnë.

Ai është shoqëruar drejt burgut të Latinës,