TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Ajo lajmin e ka bërë me dije përmes një reagimi në rrjetet sociale, ndërsa thotë se nga sot, për dy javët në vazhdim do të jetë në izolim.
Postimi i plotë:
"Të dashur miq,
Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe unë.
Nga dita e sotme jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit.
Por, parasegjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur maskën dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale.
Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!”.