AKTUALITET, 25 Dhjetor 2020, 10:53

Aksident në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, plagosen pesë persona

Aksident në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, plagosen pesë persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme ne Kukës.

Në aksident janë përfshirë tre mjete dhe të plagosur kanë mbetur pesë persona.

Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Kukësin me Shishtavecin, te rruga e Kombit, saktësisht tek vendi i quajtur “Ura 16 orëshe”.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qënë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.