TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ku gjatë aksionit të fundit ka arrestuar tre persona, të dyshohen për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. N., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shën Vlash, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.
F. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.