TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri Ylli Manjani ka treguar eksperiencën e tij me Covid 19, ku tregon se prej 10 ditësh ka pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje të forta trupi, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij.
Me humor Manjani shprehet se edhe pse kishte sëmundje shoqëruese, ai ka mundur që ta mposhtë virusin, dhe i kursen qeverisë edhe katër vaksina.
POSTIMI:
Pas 10 ditësh pozitivet, kthehemi prap në negativitetin që na karakterizon. Një 10 ditësh ku kaluam temperaturë të lartë, dhimbje trupi e këputje.
Ishim e gjithë familja njësoj. Por ja hodhëm. Me ndihmën e këshillave mjeksore dhe me vitamina. Ja hodhëm pa qenë e nevojshme të ishim statistika e ditës e qeverisë…
Unë jam dhe me “precedent” dmth me sëmundje bashkshoqëruese dhe, statistikat e qeverisë më shpallin fajtor në çdo rrethanë… Kësaj të fundit po i kursejmë edhe 4 vaksina, nga ato që nuk i ka gjetur akoma. Por kur ti gjejë, nuk ja duam!
U “vaksinuam” në mënyrë urbane me material bioligjik të gjallë. Kështu që i falemi me shnet Phizit (Phizerit)..!