AKTUALITET, 25 Dhjetor 2020, 11:34

Të shtënat me armë në Korçë, reagon policia: Sherr mes të rinjve

Të shtënat me armë në Korçë, reagon policia:

Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen në Korçë, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër.

Sipas policisë, i riu 19-vjeçar me iniciale E.S qëlloi me armë në ajër pas një konflikti me dy persona të tjerë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë”, sqaron policia.

Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po këqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.