AKTUALITET, 14 Korrik 2019, 11:50

I vodhi pesë milionë lekë nga makina, shpallet në kërkim i riu nga Mamurrasi

I vodhi pesë milionë lekë nga makina, shpallet në


Një person është shpallur në kërkim në Mamurras pasi ndaj tij është bërë një kallëzim për vjedhje.

Shtetasi me iniciale B.G., banues në Tepelenë ka kallëzuar S.B., se në një prej karburanteve në Tepelenë i kishte vjedhur pesë milionë lekë të vjetra nga makina e tij.

Ndaj S.B., kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë, Gjirokastër.