AKTUALITET, 14 Korrik 2019, 11:23

FOTO/ Aksidenti në autostradë, Policia jep detaje tronditëse: E reja nuk identifikohet për shkak të dëmtimeve


Në rrugën dytësore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K., rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor në gjendje kritike për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.