TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Belgjika një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia njofton se i ekstraduari është shtetasi Alket Preka, 41 vjeç, banues në Shkodër.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me gjashtë vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë" dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake" .
“Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër.
Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri”,- njofton policia.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.