TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Florian Marku nuk ka të ndalur. Boksieri shqiptar vijon të korr sukses në ring dhe një gjë të tillë e bëri edhe mbrëmjen e sotme ndaj Tommy Broadbent, teksa e hodhi knock-out në raundin e katërt.
Salla e "O2 Arena" ishte e mbushur plot me tifozë, ku natyrisht nuk munguan as flamujt shqiptarë.
Ndërkohë, pas fitores, Marku ka ngarkuar në rrjet momentin kur kundërshtari i tij bie në tokë, Nga ana e tij nuk kanë munguar as thumbimet për rivalin, të cilin e konsideroi si vrapues në ring dhe jo si boksier, ndërsa e përshkruan me fjalët:
"Fitova në raund të 4 me nokaout. Kundërshtari më shumë ka vrapuar se sa ka boksuar. Ne vazhdojmë para me kokën lart i falënderoj të gathë Shqiptarët që ishin të pranishëm te ndeshja. SHIHEMI PRAP MË 20 SHTATOR "-shkruan Marku.
Kjo ishte fitorja e katërt e Markut, të gjitha me knock-out.