TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin rus Rasul Mislaev 34 vjeç, me qëllim ekstradimi.
34 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”.
Ai kishte hyrë në vendin tonë si emigrantë i paligjshëm.
Ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur tre ditë më parë nga policia e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere.
34 vjeçari thuhet se në Qershor të vitit 2013-të është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.