AKTUALITET, 14 Korrik 2019, 09:53

Kërkuan ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS, roja bregdetare shqiptare shpëton tetë serbë gjatë natës

Kërkuan ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS, roja bregdetare


Janë evakuuar gjatë natës tetë shtetas serb pasi lëshuan sinjalin SOS në Detin Jon. Një jaht me tetë persona në bord dhe me flamur Italian ka kërkuar ndihmën e rojës bregdetare i cili ka qenë pranë ishullit të Sazanit.

Nga informacionet paraprake mësohet se jahti kishte pësuar defekt ndërkohë, roja bregdetare shqiptare pasi ka marrë sinjalin ka ndërhyrë duke bërë të mundur rikthimin e këtyre shtetasve në qytetin e Vlorës.

Ndihma është dhënë nga anija e rojës bregdetare “p-116  bora”.

Jahti ndodhej rreth 20 milje në Veriperëndim të ishullit të Sazanit, fatmirësisht nuk raportohet për persona të dëmtuar.