TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Thomas Strakosha vazhdon të vuajë dëmtimin e pësuar para disa javësh në finalen e Kupës së Italisë, ndaj Milanit. Portieri kuqezi, ka probleme me tendinën e Akilit dhe e ka të pamundur të stërvitet këto kohë, pasi i duhet që të riaftësohet plotësisht para se të rikthehet në fushën e blertë.
Sakaq, Lacio ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për fazën përgatitore që po zhvillohet në Auronzo di Kadore. Pjesë e listës, ashtu siç pritej nuk është Thomas Strakosha, ndërkohë që vendin e tij e ka zënë një tjetër portier shqiptar.
Marko Alia është grumbulluar nga Inzagi me ekipin e parë dhe kjo nuk është hera e parë që Alia grumbullohet. Sezonin e kaluar, Alia është grumbulluar disa herë nga trajneri Inzagi ndërkohë që pjesë e ekipit të parë, ka qenë edhe qendërmbrojtësi Serxho Kalaj.