AKTUALITET, 14 Korrik 2019, 10:03

Rriti çmimin e naftës, Rama në telashe! Ja çfarë pritet të ndodh ditën e hënë


Projektligji për të rritur me 20 lekë çmimin e naftës në Shqipëri, nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët të cilët kanë vendosur që ditën e hënë të ngrihen sërish në protestë.

Në rrjetet sociale po bëhet thirrje që ditën e hënë nga ora 12:00 deri në orën 15:00, të gjithë shoferët të ndalin makinat e tyre në kryqëzime në shenjë proteste ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rreth rrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.