AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 11:11

Basha nxjerr videon me emrat: Krahasuar me Ramën, Valdrin Pjetri, kriminel i rangut të tretë

Basha nxjerr videon me emrat: Krahasuar me Ramën, Valdrin Pjetri, kriminel


“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është kriminel i rangut të tretë”.

Kështu ka deklaruar sot kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa e cilëson Ramën, si një rrezik për çdo familje.

Në një video bashkëngjitur statusit të postuar sot në Facebook, Basha sjell në vëmendje kryebashkiakët socialistë dhe deputetët e PS që kanë pasur probleme me ligjin dhe fshehjen e të shkuarës, nga Mark Frroku dhe Saimir Tahiri dhe nga Elvis Roshi te Vangjush Dako.

REAGIM I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.”

#ShqipëriaSiEuropa #RamaIk